U tha se ishte i MARTUAR në Gjermani, Mevlani flet për herë të parë: Ledjana e dinte…

Pak kohë më parë u mësua se Mevlani ishte i martuar në Gjermani për letra. Në episodin e sotëm të “Për’puthen”, konkurrenti ka folur për herë të parë mbi këtë temë.

Gjatë rubrikës me pyetje nga publiku në rubrikën “Ask” në llogarinë e Instagramit të programit, një ndjekës e pyet të riun nëse ky lajm që ka qarkulluar këtë kohë për martesën e tij është i vërtetë.

Mevlani e ka pranuar dhe madje ka theksuar se Ledjana ka qenë në dijëni të kësaj historie gjatë gjithë kohës.

“Kam qenë i martuar për letra si çdo emigrant. Nuk kam pasur histori dashurie. Ledjana e di,” u shpreh ai.Ndërkohë konkurrenti shtoi se martesa ka ndodhur para 4 apo 5 viteve.

Kujtojmë se pak kohë më parë Afterparty.al mësoi këtë detaj që Mevlani e konfirmoi sot. /Afterparty.al