“Shumë urime prej Prishtinës”/ Babai i Rita Orës i uron ditëlindjen këngëtares nga Kosova (FOTO)

Sot është një ditë e veçantë në familjen Ora. Këngëtarja me origjinë shqiptare, me famë botërore Rita Ora feston ditëlindjen. Rita mbush plot 31 vjeç.

Në këtë ditë të veçantë për të këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit. Sigurisht nuk mund të mos mungonin edhe urimet e prindërve të saj. Këta të fundit kanë zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur urimet më të mira për vajzën e tyre. (Lëxo ketu)

Babai i këngëtares, Besniku, i cili këto ditë ndodhet në Kosovë, ka shfrytëzuar rastin që t’i urojë të bijës 31-vjetorin e lindjes përmes rrjeteve sociale.

“Urime ditëlindjen Rita, shumë dashuri nga Prishtina. Me një fotografi nga shenja e NEWBORN-it. Shine Your Light (Ndriço dritën tënde), gjithmonë vajza ime e vogël. Shumë urime prej Prishtinës”, ka shkruar Besniku në Instagram ku ka postuar fotografi të rralla të Ritës nga fëmijëria e saj.