Rita Ora sot feston ditëlindjen e saj të 31-të.
Ylli ndërkombëtar i muzikës u lind me 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë.

E në këtë ditë speciale padyshim nuk mungon urimi i veçantë i mami Verës.
Si gjithmonë Vera Ora na shkrinë zemrat duke publikuar pamje të rralla nga fëmijëria e Ritës dhe kështu bëri edhe sot gjersa uroi të bijën për ditëlindje.
“Të dua mbretëresha ime e përhershme e kërcimit“, ka shkruar Vera, sipër një video ku shihet Rita e vogel teksa këndon dhe kërcen.
Nuk ka munguar edhe urimi në gjuhën shqipe: Rita zog urime ditëlindja, jemi kënaq gjithmonë, qe video në hapat e parë të botës tënde magjike.

