Prej ditësh mediat rozë po shkruajnë për një lidhje të mundshme mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli. Ky i fundit u largua nga emisioni me argumentin se i duhej të shkonte në Zvicër dhe ishte Ana ajo që e përcolli në aeroport dhe më pas u fol se edhe ajo e shoqëroi për në Zvicër. (Lexo këtu)
Mirëpo ky largim u shoqërua me lajmet se ai ka filluar një romancë me një ndër ish-konkurrentet e programit, Ana Lleshin. Kjo “histori dashurie” nuk dihet si filloi, por së fundmi po përflitet për një fejesë të mundshme mes tyre.

Mirëpo, e pyetur nga ndjekësit, Ana ka sqaruar se kjo nuk është e vërtetë.
“Po më vjen për të qeshur se kjo pytje ka thyer rekord. Gjithë njerëzit janë të interesuar nëse jam e fejuar. Jo, nuk jam e fejuar. Kur të ndodhë kjo gjë, do ta bëj publike vetë”, është shprehur ish-konkurrentja e “Përputhen”.

