No Comments

Ana largohet për në Zvicër me Arsimin? Pasi “çifti i ri” u kapën MAT në aeroport, mësohet ç’bëri Ana! (VIDEO)

Prej ditësh mediat rozë po shkruajnë për një lidhje të mundshme mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli. Ky i fundit u largua nga emisioni me argumentin se i duhej të shkonte në Zvicër për të takuar djalin e tij dhe të vazhdonte jetesën e tij në atë vend.

Mirëpo ky largim u shoqërua me lajmet se ai ka filluar një romancë me një ndër ish-konkurrentet e programit, Ana Lleshin. Kjo “histori dashurie” nuk dihet si filloi, por tashmë dita-ditës po po i shohim kudo bashkë.

Së fundmi “Prive” ka publikuar një video ku dyshja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin në aeroport. 

Kjo video po bën xhiron e rrjetit dhe ju mund ta shihni më poshtë:

Burime për afterparty.al zbulojnë se Ana nuk është larguar në Zvicër me Arsimin, të dashuri e përfolur edhe pse Ana u duk se i pohoi zërat kur tha se “aty ku ka zë, nuk është pa gjë”.