ZYRTARE! Rihanna nuk është single, reperi konfirmon lidhjen me të: “Është dashuria e jetës sime…”

Djem, na vjen keq! Tashmë është zyrtare…Rihanna nuk është single. A$AP Rocky ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me këngëtaren 33 vjeçare.

Reperi ka folur për herë të parë për romancën e tyre në një intervistë për GQ, ku e ka cilësuar Rihanna-n si “dashurinë e jetës” dhe “gruaja e tij”. “Mendoj se kur e di, e di. Ajo është e duhura”, është shprehur ndër të tjera 32 vjeçari.

A$AP Rocky ka treguar gjithashtu për planet e tij për të krijuar një familje. Ai tha se ka shumë dëshirë të bëhet baba, nëse do e ketë këtë fat.

“Mendoj se do jem një baba i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm”, ka thënë reperi.

Aludimet se Rihanna dhe A$AP Rocky ishin në një lidhje romantike, nisën që kur këngëtarja u nda nga partneri i saj prej 3 vitesh, miliarderi Hassanm Jameel, në janar të 2020-s, por dyshja nuk kishte konfirmuar asgjë. /Afterparty.al