Zyrtare/ Konfirmohet shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Mbretërsha Elizabeth u nda nga jeta me 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Kanë kaluar tashmë tre javë kur u bë parada në nder të saj dhe ceremonia ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota.

Por disa pyetje që janë bërë nga shumë kush morën përgjigje sot dhe bëhet fjalë për shkaqet e vdekjes.

Dokumenti i saj i çertifikatës së vdekjes është publikuar dhe ka zbuluar që shkaku i largimit të Elizabeth nga jeta ishte “pleqëria”, pra për shkaqe krejt natyrale.

Çertifikata u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne, ndërsa vdekja e Mbretëreshës u regjistrua në Aberdeenshire më 16 shtator, nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, Paul Lowe.