Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, transportohen në spital 16 prej tyre

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pasditen e sot s katin e dytë të shtëpisë së të moshuarve në Fier.

16 prej tyre u  transportuan me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit, pasi janë asfiksuar nga tymi i flakëve që u përhap me shpejtësi.

Sipas burimeve paraprake shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur me azilin e të moshuarve.

Fatmirësisht të moshuarit kanë dalë jashtë në kohë të ndihmuar edhe nga stafi që kujdeset për ta .