Zemërthyer Loredana publikon skena intime nga klipi me Mozzik duke i kërkuar falje reperit

Albumi i shumëpritur nga fansat ‘’No rich parents’’ i Loredanës dhe Mozzikut u publikua ditën e sotme disa javë pasi dyshja i dhanë fund lidhjes.

Albumi përmban 14 këngë dhe është publikuar në të gjitha platformat.

Bashkë me albumin erdhi edhe videoklipi i këngës ‘’Immer wenn es regnet’’(Sa herë që bie shi) ku çifti paraqiten në skena intime me njëri –tjetrin, pasi klipi ishte realizuar në kohën kur ishin bashkë.

Aty përshkruajnë raportin e tyre duke shprehur dëshirën për një tjetër fëmijë së bashku.

‘’Mke sha e t’kom sha, mke vra e t’kom vra, kom bo shumë sene ama edhe ti ke bo, kom përbi plot sene e vazhdoj ala, besoj ka ardh koha Hanës mja bo ni vlla’’, thuhet mes tjerash në tekstin e këngës.

Këto plane të mbetura në gjysmë duket se kanë mërzitur Loredanën, e cila me një pamje ku shihen në skena intime me Mozikun ka shkruar ‘’Më fal’’ duke e përcjellë me një emoji me zemër të thyer.

Loredana ishte ajo që kishe konfirmuar ndarjen pas shumë thashethemeve duke zbuluar se kokëfortësia e të dy palëve ka dërguar deri në ndarje.