Prej disa ditësh Ledjana dhe Mevlani janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin në emisionin “Për’puthen”. Mevlani u deklarua vetëm për Ledjanën duke u shprehur kështu: “Aty brenda jam vetëm për ty, nuk shoh njeri tjetër”. Të njëjtën gjë i tha më pas dhe Ledjana.

Tashmë i shohim bashkë ngado dhe jo vetëm në program. Çifti kanë kaluar ditën e djeshme bashkë dhe kanë bërë edhe foto.
Një prej tyre Mevlani e postoi në Instagram duke i dedikuar Ledjanës këto fjalë: “Kjo dashnia por si zjarri”, duke zbuluar kështu pak nga kënga e tij e re.

“Ahh për mua ka me t’marrë malli”, shkruan Ledjana, që mori vëmendjen e të gjithëve duke vazhduar tekstin.
