Një short aspak i lehtë për Shqipërinë në “Euro 2024”, ky ka qenë rezultati i “goglave” në ceremoninë zyrtare të mbajtur sot në Hambur nga UEFA, teksa përfaqësuesja jonë ka marrë veh kundërshtarët e Kampionatit Evropian, që do të zhvillohet verën e ardhshme.
Shqipëria është pjesë e grupit B, së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.Një short “makthi” për Shqipërinë, që do të luajë kundër kampiones në fuqi të Europianit, Italisë, një superfuqie të futbollit si Spanja dhe ballkanasve të Kroacisë, që vijnë si finalistë dhe gjysmëfinalistë në botërorët e fundit. Më tej, do të publikohet edhe kalendari i ndeshjeve dhe detajet e tjera.