Zbulohet data! Luana Vjollca dhe Don Phenom gati super hitin e radhës

Edhe dy ditë dhe pritjes i vjen fundi!

Pas publikimit të hitit “Atë natë”, një bashkëpunim i shumëpritur me Lumi B, Luana Vjollca do të pushtojë tregun e muzikës me një super bashkëpunim me Don Phenom.

Në disa instastory të publikuara më parë, ajo na e pati zbuluar faktin se po punon për një tjetër këngë, por pa dhënë shumë detaje.

“Ta publikojmë këngën a jo”-ka shkruar ajo në një nga fotot e postuara, teksa ndodhej në një studio muzikore.

Dhe duket se momenti erdhi! Pas të gjitha sinjaleve të fshehura që ajo na ka dhënë, ishte pas pikërisht bashkëpunimi me Don Phenom!

Përmes disa sekuencave të shkurtra nga “hiti” i ri, Luana na tregon se kënga me Don Phenom do të publikohet më 22 gusht! Mezi po presim ta djegim nën ritmet e saj!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)