Zbulohen fjalët që Fifi i pëshpëriti në vesh Donaldit brenda shtëpisë: “Mos u …”

Fifi ka hyrë mbrëmjen e kësaj të martë brenda shtëpisë së ‘BBVIP’.

Edhe pse ardhja e saj ishte një suprizë për Monika Lubonjën, këngëtarja nuk është larguar pa u futur edhe një herë brenda shtëpisë ku ajo kaloi ditë të tëra plot energji dhe emocione pa fund.

“Jam dobësuar i kam humbur dy kile”, i thotë Arjolës teksa e përqafon, ndërsa Big Brother nuk kurseu as lojërat! Teksa lojëtarët duhet të ‘ngrinin’, Fifi ka mbetur në krahët e Ilirit teksa po e përqafonte!

Një përqafim i ngrohtë dhe prekës isht edhe ai me Donaldin, teksa dëgjohet që i thotë: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos u qurravit se je burrë!”.