Zayn Malik po ndalon planet e tij të turneut pas vdekjes së shokut të tij të grupit One Direction – Liam Payne.
Malik njoftoi në Instagram Stories se pjesa e turneut të tij në SHBA po pezullohej pas vdekjes së Payne më 16 tetor.
“Duke pasur parasysh humbjen therëse të përjetuar këtë javë, unë kam marrë vendimin për të shtyrë pjesën amerikane të turneut STAIRWAY TO THE SKY,” tha Malik për shfaqjet, të cilat ishin planifikuar të fillonin më 23 tetor.
“Datat po ri-caktohen për muajin janar dhe do t’i postoj ato sapo të jetë vendosur në ditët në vijim. Biletat mbeten të vlefshme për datat e reja,” shtoi ai.
Malik përfundoi: “Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mirëkuptimin”.
Payne vdiq në fillim të kësaj jave pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.