Ylli latin bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit!

J Balvin është një ndër këngëtarët më të mirë latinë dhe shumë i pëlqyer në të gjithë botën. Këngët e tij ritmike numërojnë me miliona klikime dhe i dëgjojmë në të gjitha ambientet.

Si duket së fundmi ka vetëm lajme të mira për yllin latin me famë botërore. Balvin është bërë baba për herë të parë. Sot partnerja e artistit, Valentina Ferrer, publikoi në Instagram një foto të këmbës së vogëlushit të porsalindur.

“4 ditë me dashurinë më të mirë”, ka shkruar J Balvin përkrah fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VALENTINA (@valentinaferrer)

 

Sipas një burimi, dyshja e kanë pagëzuar djalin me emrin Rio dhe këtë gjë e konfirmoi edhe këngëtarja përmes një postimi në “Twitter”. Në 27 qershor, J Balvin shkroi: “I dashur Rio”. Gjithashtu miku i tij, Zion, komentoi në postimin e Valentina-s: “Përshëndeteni Rio-n nga ana e xhaxhit Z”.