Ylli i televizionit bëhet nënë për herë të dytë, ja emri i bebushes

Pa dyshim që ajo është një prej vajzave më seksi e të përfolura të showbizz-it.

Belen Rodriguez nuk ka sesi të mos tërheqë vëmendjen e mediave dhe sigurisht “bëmat” e saj të shpeshta e bëjnë edhe më tërheqëse për faqet e para të mediave rozë.

Por këtë herë vëmendjen e rrëmbeu një lajm mjaft i bukur!

Ajo është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Belen ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Luna Mari. Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku shihet këmba e vogëlushes.

Më tej, Belen ka publikuar një foto krah partnerit, Antonino Spinalbese, krahas së cilës ka shkruar “Unë të dua”.