Odise Roshi është bërë baba për herë të parë.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit, ka bërë vet të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale.
“Mirë se erdhe në këtë botë, engjëll i vogël”, shkruan 30 vjeçari duke zbuluar më poshtë emrin e veçantë të bebit, i cili është djalë.
“Të dua Rois“, shkruan ai në postimin ku shihet dora e të voglit, Odises dhe bashkëshortes.

Futbollisti dhe partnerja e tij, emër i panjohur për publikun, kurorëzuan dashurinë në shtator të vitit 2020.

