Ylli i futbollit shqiptar flet për herë të parë për lidhjen me modelen kroate ‘’Ka bërë shumë sakrifica për mua’’

Prej kohësh tashmë përflitet dhe është konfirmuar lidhja e dashurisë mes yllit të përfaqësueses së Kosovës në futboll, Lirim Kastrati dhe modeles kroate Andela Simac.

Futbollisti i njohur ka folur për herë të pare për partneren e tij duke zbuluar edhe sakrificat që ajo ka bërë për hirë të dashurisë së tyre.

Sulmuesi anësor së fundmi ka dhënë një intervistë për RTV Dukagjini ku ka folur më shumë për këtë romancë e po ashtu edhe për karrierën profesionale.

Teksa flet për Angie, futbollisti i Legias së Varshavës ka thënë se ka bërë disa sakrifica për dashurinë.

“E ka lënë familjen e vet dhe ka ardhur me mua në Varshavë dhe nuk është as për atë e lehtë”, ka thënë Kastrati.

“Kemi një vit e gjysmë që jemi bashkë, ajo ka bërë disa sakrifica për shkak të dashurisë”, shton më tej ai.

Partnerja e Lirimit nga ana tjetër është mjaft aktive në rrjete sociale dhe vetëm në Instagram ndiqet nga mbi 100 mijë njerëz.

Ajo shpesh merr vëmendje me postimet provokuese e gjithashtu edhe me dedikimet që ia bën futbollistit kosovar.