Mario Balotelli është në lidhje të re dashurie.

Ylli i futbollit e ka prezantuar të dashurën e tij me miliona ndjekësit në rrjete sociale duke publikuar fotografi nga festa e saj e ditëlindjes.

Bukuroshja brune mbushi 23 vjet dhe duket se nuk ka munguar një festë romantike në apartamentin që duket luksoz nga pamjet e publikuara.

Të pranishëm në festë kishte edhe miq të çiftit ndërsa nuk munguan as dhuratat nga futbollisti, të cilat Francesca i publikoi në rrjete sociale.

Për Balotellin, duket si një kthim qetësie në jetën e tij private pas diskutimeve të fundit me Clelian, nënën e djalit të tij Lion, dhe flirtin që nuk u ngrit kurrë me modelen braziliane Dayane Mello.

