Ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare Virgil Abloh, drejtor artistik për veshjet e meshkujve në Louis Vuitton që nga viti 2018 dhe themelues i labelit Off-White.

Dizajneri i veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton, ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së kancerit prej së cilës vuante prej vitesh.
Vdekja e tij ka tronditur emra të njohur të showbizit botëror, të cilët përmes rrjeteve sociale janë shprehur të pikëlluar për shuarjen e stilistit në moshë të re.




