XING! Chiara Ferragni na fal, por Bleona e ka veshur para teje këtë veshje, madje në 2015!

Shpesh herë ndodh që vajzat e ekranit të bejne xing me njëra-tjetrën përsa i përket veshjes.

Ditën e sotme ishte rradha e dy bukurosheve shumë të pëlqyera nga publiku shqiptar, Chiara Ferragni dhe Bleona.

Ishte Chiara ajo që na e zbuloi këtë “look” së fundmi me disa foto nga pjesëmarrja në eventin e “GQ”, ku mori çmimin “GQ Woman of the Year” me një me një parzmore metalike të derdhur mbi bustin e saj.

Mirëpo na vjen keq që t’i themi Chiaras, por këtë “look” ia kemi parë më parë këngëtares shqiptare, Bleona Qerreti në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2015”, ku rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me armaturën metalike, e cila shoqërohej nga një bisht i gjatë prej tyli e cope. Ne dimë të themi se kjo veshje i tregon të dyja vajzat mjaft HOT dhe bukur.

Cila nga vajzat duket më bukur nuk mund ta themi ne, por mund ta gjykoni vetë ju!/afterparty.al/