Wow! Surpriza e Jasminës bën Andin të përlotet: Pikërisht kur më nevojitej më shumë!

Puntata e së premtes në “Për’puthen” ishte e fundit për Jasmin Kadriun dhe Andi Artanin. Produksioni i lejoi ata të largoheshin vetëm me një kusht: Të vazhdonin njohjen edhe jashtë programit.

Dhe çifti ashtu ka bërë! Madje nisur nga një video e publikuar mbrëmjen e djeshme nga i riu kosovar në Instastory, dyshja duket se po jeton bashkë në të njëjtën shtëpi pasi në sfond dëgjohet zëri i bukuroshes brune.

Ish-konkurrentët po kalojnë momentet më të bukura, madje dje Jasmina i ka bërë Andit një surprizë shumë të bukur që e ka bërë atë të përlotet.

Ky i fundit ka ndarë momentin kur nga dera e shtëpisë hyn vëllai i tij që jeton në Amerikë, Big Ben.
“Surpriza më e mirë që më është bërë ndonjëherë! Pikërisht kur më nevojitej më shumë! Më falni që u emocionova kaq shumë Gjithmonë ndjehem si një fëmijë pranë tij,” shkruan Andi në postim. /Afterparty.al