Wow, ngjashmëri e frikshme! Ardian Bujupi pozoi krah bjondes misterioze dhe fansat u shtangën: Copy-Paste si Loredana!

Ardian Bujupi është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, e pavarësisht se jeton në Gjermani, “shpërthimin” e karrierës e pati me këngët në gjuhen shqipe. Bashkëpunimet e tij “Çika çika” dhe “Andiamo” , që u kthyen menjëherë pas publikimit të tyre në hit, vazhdojnë dëgjohen kudo nëpër botë.

Këngëtari i njohur ka bërë gjithë rrjetin lëmsh përmes një fotoje që ka publikuar në Instagram. Ai shfaqet krah një vajze bionde me syze “misterioze”.

Të shumtë janë fansat që shkruajnë se vajza në fjalë është Loredana, duke aluduar për një bashkëpunim mes tyre. Ndonëse duhet ta pranojmë se i ngjan shumë, vajza misterioze krah Ardianit nuk është Loredana.

Për më tepër, reperja prej disa kohësh ka ndryshuar look dhe është bërë brune. Nuk dimë të themi nëse biondja misterioze është bashkëpunëtorja e radhës e artistit apo vajza që i ka rrëmbyer zemrën, por mezi po presim ta mësojmë. “10/10”- ka shkruar ai krah fotos duke e shoqëruar me flamurin shqiptar.