Arbenita Ismajli dhe Fero u bënë prindër për herë të parë në 24 Prill me ardhjen në jetë të së voglës Nina.
Ndërkohë që nuk ka kaluar ende një muaj nga lindja e vajzës, çifti i famshëm po shijon momentet më të bukura të jetës së tyre.
Ndoshta e kishit vënë re më parë, por sot përmes një videoje modelja kosovare ka nxjerrë në pah një karakteristikë të veçantë të Ninës.
Nga krevati ku shfaqet duke puthur bebushen, Arbenita shkruan në InstaStory: “Bebja ime me flokë të mëdhenj të zinj”.
Flokët e Ninës kanë rënë në sy më parë, megjithëse ylli i revistave dhe reperi janl siguruar të mos publikojnë foto të fytyrës së saj. /Afterparty.al

