Lajmi rezultoi i vërtetë!
Me siguri edhe ju mund të keni parë fotot dhe videot e ndryshme që u publikuan ngado, në media të ndryshme online dhe rrjete sociale, ku shfaqej Dua Lipa dhe legjenda e muzikës Elton John. Në fillim nuk iu besuam dot syve, por tashmë është e konfirmuar!
Kënga më e re e Duas do të jetë në bashkëpunim me artistin e madh, një remix, i cili do të vijë për publikun pa videoklip.
‘BASHKIMI I MI I RI ME @eltonjohn – Cold Hear (@pnaupnau remix) KËTË TË PREMTE !!!!!!!!”, ka shkruar Dua krahas postimit në Instagram.
