Wow! Humbi plot 9 kilogramë, Eni Koçi zbulon si ia doli dhe si duket!

Ndonëse jo shumë aktive kohëve të fundit me projekte muzikore, Eni Koçi qëndron pranë fansave të saj përmes postimeve në rrjetet sociale duke publikuar pamje nga përditshmëria e saj.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi dhe kësaj radhe me një lajm mbi shëndetin.

Së fundmi ka treguar se ka humbur 9 kilogramë. Këtë e ka arritur me anë të dietës, por edhe me palestër.

Ndonëse ka humbur kaq shumë kilogramë, Eni ka shtuar se ende nuk ka hequr dorë nga dieta.
“-9 kilogramë, por sërish në dietë”, ka shkruar këngëtarja.

Jeni kuriozë të shihni si duket ajo pas dietës?! Na e zbuloi me imazhin më poshtë.