Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë në pritje të fëmijes së tyre të parë.
Ata të dy do të bëhen shumë shpejt me vajzë dhe modelja është aktualisht në muajin e fundit të shtatëzanisë.

Teksa jemi “sy e vesh” për lajmin e ardhjes në jetë të bebushit, Fero sapo na ka prezantuar me sozinë e Arbenitës, sipas tij, por edhe sipas shumë komentuesish.

Si duket Fero duket se ka ngatërruar partneren e tij me Kendall Janner. Reperi nëprmjet një postimi shkruan: “Për një moment mendova se ishte nusja ime.”

Epo vlen të themi se ngjashmëria është vërtet e madhe!
