Me datë 1 janar të këtij viti, Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi u bënë prindër për herë të parë. Anxhi solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Troi.

Ditën e djeshme, Don Phenom publikoi në rrjete sociale një foto pranë vogëlushit. Ata të dy janë veshur njëlloj, me një kostum sportiv në ngjyrë blu.

Ndjekësit kanë vënë në dukje se Troi është kopja e reperit. “Ne nuk kemi nevojë për filter”, ka shkruar ai krahas fotos.

Së fundmi Don ka publikuar foton më të re me djalin dhe vlen të thuhet se është fotoja perfekte për të qenë “cover” i albumit të reperit e këtë mendon edhe ai nëpërmjet mbishkrimit të fotos.

