WOW! Bearti publikon këtë VIDEO, ndjekësit dallojnë DETAJIN shokues!

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi, duket se nuk i ka aspak marrëdhëniet e mira me gjobat. Në një postim të bërë së fundmi në “Instastory”, ai ka zbuluar se sa shumë gjoba i ka vënë policia kosovare.

Teksa ka postuar një video ku shfaqen gjobat e shumta, vihet re se njëra madje kap shifrën e 200 eurove. Bearti nuk zbulon nëse këto gjoba i ka marrë për shkak të shpejtësisë apo ndonjë shkelje tjetër të qarkullimit rrugor.

“Po shumë më dojn policia. Veç këtë javë… Ka tu m’shohin mnalin mem fol qashtu”, shkruan djali nga Kosova që u bë i njohur për publikun shqiptare gjatë pjesëmarrjes së tij në “Për’puthen”.