Prej pak ditësh Anxhela Peristeri ka udhëtuar drejt Roterdamit për të bërë përgatitjet për natën e Eurovizionit.
Sot Anxhela ka bërë provën e parë ku ka shkëlqyer dhe është pritur mjaft mirë nga të gjithë pjesëmarrësit dhe drejtuesit.
Gjithashtu Anxhela na ka zbuluar pak edhe nga veshja e saj, e cila është një body me gurë Swarovski. Pra, mund të themi se Anxhela ka patur performancë perfekte jo vetëm në veshje por në atë që është më kryesorja në performancë.
Mesa duket e kemi nisur me këmbë të mbarë dhe ne mezi po presim!