Angelina Mango është fituesja e këtij viti e Sanremo duke forcuar kështu pozitat në tregun e muzikës italiane.
22-vjeçarja mahniti audiencën me performancën e saj shpirtërore të “La Noia”.
Fitorja e Mango shënon një moment historik të rëndësishëm në Sanremo, pasi ajo bëhet gruaja e parë në një dekadë që fiton titullin e lakmuar, duke ndjekur gjurmët e triumfit të Arisa në 2014 me “Controvento”.
Me origjinë nga rajoni jugor i Basilicata, talenti në muzikë i Mango është i pamohueshëm, duke qenë vajza e kantautorit legjendar Giuseppe Mango dhe ish-sensacionit të popit Laura Valenti.
Ndërkohë pas fitores është vënë re se profili i saj në Instagram është rritur frikshëm nga 200 mijë followers që kishte në fillim, në 600 mijë gjatë natës finale dhe më pas në mbi një milion pas shpalljes fituese.