Wow 83% të globit! Nuk do ta besoni sa vende ka vizituar Blendi Fevziu deri sot!

Blendi Fevziu ka një pasion të madh për udhëtimet dhe këtë e dinë të gjithë ata që e ndjekin në rrjete sociale ku poston vazhdimisht nga vende të ndryshme.

Pyetjes se sa vende ka vizituar në tërë botën ai i është përgjigjur ditës së sotme duke zbuluar se sipas llogaritjeve që ai ka bërë përmes një aplikacioni, ka qenë në 130 vende, që mbulojnë kështu 83% të të gjithë territorit të globit.

Sa vende te botes ke vizituar e sa te kane mbetur ende? Kjo eshte pyetja qe me bejne thuajse perdite e sidomos pas cdo udhetimi. Qe mos te kthej pergjigje individuale po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been. Kam vizituar 130 vende te botes (118 vende anetare te OKB dhe 12 vende qe nuk jane ulur ende atje si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj. Sipas aplikacioneve te mesiperme sic duket edhe ne harten qe kam publikuar kam shkelur ne shtete qe mbulojne 82.9 % te territorit te globit. Por mbeten ende shume… pothuajse edhe nje here kaq,”-shkruan ai në postimin e bërë.