Vrasja e boksierit shqiptar në gjermani, zbulohen autorët

Tre persona janë idenntifikuar nga policia si autorë të dyshuar për vrasjen e Besar Nimanit, boksierit kosovar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani. Bëhet fjalër një shtetas serb dhe dy kurdë. Lajmi është konfirmuar për mediat në Kosovë nga vetë vëllai i viktimës, Berat Nimani.

“Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, ka thënë ai, ndërkohë që të gjithë personat e dyshuar janë larguar nga Gjermania pas vrasjes.

Boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani është ekzekutuar me 8 plumba në qytetin e Biefeldit në Gjermani. Lajmin për vdekjen e boksierit e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale. Autorët e krimit gjithmonë sipas informacioneve të nius.de, me të kryer krimin kanë ikur me skuter në një drejtim të panjohur.

Besar Nimani ishte arratisur nga Kosova për në Gjermanime prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit. Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime, kohë kur edhe u njoh kampionin botëror të WBO, Marco Huck (39). Si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm, ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale.