Vjen reagimi i parë i Mira Konçit pas lajmit të ndarjes nga Shpëtim Saraçi

Ditë më parë lajmi se Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi i kanë dhënë fund martesës së tyre bëri bujë të madhe.

Lajmet nuk u mohuan nga çifti dhe kjo bëri që dyshimet të forcoheshin edhe më tepër.

Rreth 4 vite më parë, shpërngulua e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashtu bëri bujë atë kohë në mediat shqiptare, por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare.

Thuhet se kompozitori është rikthyer së fundmi në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në New York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.

Dyshimet nisën pasi dyshja nuk ndiqnin njëri-tjetrin më në rrjete sociale aty ku nuk kishin asnjë fotografi të përbashkët.

Gjersa të dy zgjodhën ta kalojnë në heshje këtë periudhën e lajmeve së fundmi në profilin e Mira Konçit është një “kunj” i gjallë dhe ndërkohë që lajmi është i freskët të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.