Vjen në jetë bebi Bieber, Justin dhe Hailey bëhen prindër për herë të parë

Këngëtari i njohur botëror, Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey janë bërë prindër për herë të parë.

Ato janë gëzuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jack Blues Bieber.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, Justin përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.
Ai ka shpërndarë në rrjet këmbën e të voglit të tij të porsalindur të mbështjellë në një batanije të bardhë pellushi, ndërsa shkruan “Mirë se erdhe në shtëpi, Jack Blues Bieber!”

Çifti konfirmoi për herë të parë shtatzëninë e tyre në Instagram në fillim të muajit maj, ndërsa Hailey tregoi se ishte në tremujorin e dytë të shtatëzanisë.