Vjen lajmi i ëmbël! Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të dytë

Një lajm i bukur vjen për fansat e aktores Christina Ricci dhe bashkëshortit të saj, Mark Hampton!

Çifti janë bërë prindër dhe lajmin e kanë bërë të ditur nëpërmjet Instagramit. Ata kanë pritur në jetë një vajzë dhe emrin ia Kanë vendosur Cleopatra.

“Më shpërtheu zemra. Christina dhe foshnja Cleo janë për mrekulli, të gjithë po pushojmë pas një mëngjesi kaq të rëndësishëm. Mirë se vjen në botë, Cleopatra Richie Hamton”, ka shkruar Hampton.