VIDEO/ Këngëtarja e njohur greke humb ndjenjat gjatë performancës LIVE

Këngëtarja e shquar greke Marinella ka humbur ndjenjat kur po interpretonte në skenë gjatë një koncerti në sallën e teatrit Irodio.

Gjatë këngës së tretë të saj ajo ka pësuar marrje mendsh dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë ajo është dërguar në spitalin Hygeia, ku po i nënshtrohet analizave, ndërsa sipas informacioneve fotoja e parë klinike që mjekët kanë shfaqur është një goditje celebrale.

Në videon tronditëse që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Marinella duke kënduar këngët “Fjalët janë të panevojshme” dhe ngadalë humbet ekuilibrin dhe shembet në skenë.