VIDEO/ Dj i famshëm përfundon në spital me djegie të rënda

DJ i Slipknot Sid Wilson është shtruar në spital që nga e premtja me djegie të rënda.

Gjatë një live në Instagram, ai u ka shpjeguar miqve të tij në internet saktësisht se çfarë i ka ndodhur.

Siç tha: “Më është djegur fytyra, po ashtu edhe faqet. Kishte një shpërthim në fytyrën time. Unë jam mirë, do të jem mirë. Thjesht kisha disa djegie të rënda në fytyrë dhe duar”.