Victoria Beckham është një nga personazhet që ndihmoi më shumë në “mitin” e çantës Hermès Birkin. Në kulmin e famës së saj, ajo fotografohej pothuajse kudo me Birkin — madje edhe rrugës për në palestër.
Në vitet 2000, paparacët publikonin vazhdimisht foto të Victoria-s me veshje sportive, syze të mëdha dhe një Birkin në dorë, duke e kthyer çantën nga një aksesor klasik luksi në simbolin absolut të jetës VIP. Ideja që dikush përdorte një çantë që kushtonte dhjetëra mijëra euro edhe për palestër, krijoi shumë bujë në botën e modës.
Ekspertët e fashion-it thonë se kjo ishte pjesë e imazhit që Victoria Beckham ndërtoi: luks i përditshëm, ku edhe gjërat më normale bëhen glamuroze. Birkin nuk shihej më vetëm si çantë për evente elegante, por si pjesë e lifestyle-it të super të pasurve.
Sipas mediave ndërkombëtare, koleksioni i saj i Birkin ka qenë ndër më të famshmit në botën celebrity dhe ka përfshirë modele shumë të rralla e të personalizuara. (vogue.co.uk)
Pikërisht për këtë arsye, edhe sot Victoria Beckham mbetet emri i parë që shumë njerëz lidhin me “obsesionin” e VIP-ave për Birkin.
