Vetullat e holla po rikthehen sërish?, Yjet kanë filluar tashmë ta përqafojnë sërish trendin e viteve ‘90

Vetullat kanë qenë gjithmonë tipari më i rëndësishëm i fytyrës, por këto vitet e fundit kanë marrë edhe më shumë rëndësi.

Vetulla të drejta dhe të ngritura lart si të Bella Hadid dhe Ester Exposito, mund të bëhen shumë shpejt trend.

Ndërsa trendi që i ngre vetullat tuaja lart, duke u dukur të plota, dhe jep iluzionin e një vetulle më naturale dhe theksohet akoma më shumë me produkte si xhel apo sapun vetullash nuk do të shkojë askund, është IN dhe këtë vit.

Ndërsa vetullave të holla të realizuara me laps ne i kemi thënë mirupafshim por obsesioni nostalgjik me vitet nëntëdhjetë nuk njeh kufi, vetullat e holla janë kthyer në qendër të vëmendjes.

Aktualisht ka një vlerësim të ri të elegancës së harkuar që një vetull më e thjeshtë dhe e hollë si laps mund t’i japë formës së syve, me shumë referenca për supermodelet e hershme dhe freskinë e egër të viteve ’90.

Në të vërtetë, vajzat kanë filluar të preferojnë vetullat më të holla, dhe është për tu habitur pasi dikur kishin vështirësi për ti rritur vetullat e tyre për të përqafuar trendin e kohëve të tanishme.