Kanë kaluar vetëm 2 muaj që reperi Cozman i dha fund lidhjes së tij të dashurisë.
Reperi i njohur pas një kohe që përflitej konfirmoi lidhjen me vajzën nga Prishtina, të quajtur Fjolla, të cilën madje sipas pamjeve e ka prezantuar edhe me familjen dhe kanë kaluar pushimet së bashku.

Por gjersa dukej se gjërat po shkonin për mrekulli erdhi ndarja. Fjolla në një prononcim për media ka thënë se kishte mospërputhje karakteresh.
Por duket se Cozman-it nuk iu desht shumë kohë për të gjetur një tjetër të dashur.
Kështu të paktën ka lënë të kuptohet vet ai përmes rrjeteve sociale ku ka publikuar një fotografi bashkë me një vajzë.
Ai është shfaqur duke ushtruar në palestër krah një bjonde tejet seksi, fytyrën e së cilës nuk e ka zbuluar.
A është kjo e dashura e re e Cozman? Mbetet të shihet së shpejti por nëse po qenka kthyer te bjondet pas Fjollës që ishte zeshkane.

