Vetëm 27 vjeç! Mjekimi i gabuar i mori jetën të resë, paditen tre mjekët

Tre mjekë janë paditur në gjykatë për vrasje nga pakujdesia. Një mjekim i gabuar në janar të vitit të shkuar, i kushtoi jetën 27-vjeçares Valeria Fioravantit.

Mediat italiane raportojnë se gjyqtari ka vendosur që të dërojë për gjykim 3 gjyqtarët, seanca e cila do të mbahet në 16 shtator të vitit të ardhshëm.

27-vjeçarja ju drejtua spitalit më 25 dhjetor të vitit 2022 sepse përjetoi siklet pas heqjes së një abscesi.

Dy ditë pas ndërhyrjes, vajza shkoi në urgjencën e një spitali tjetër, duke u ankuar për dhimbje koke të forta, dhimbje shpine dhe qafe. Ajo do të ishte diagnostikuar me një dhimbje koke të fortë dhe për këtë arsye u kurua me antiinflamatorë. Dhimbja më pas do të përkeqësohej.

Një tjetër vizitë në të njëjtin spital, një tjetër diagnozë e gabuar. Megjithatë, sipas historisë së familjarëve, Valeria vazhdoi të përkeqësohej. Në përpjekjen e katërt, mjekët kuptuan se ishte meningjit bakterial. Më pas, 27-vjeçarja iu nënshtrua një testi të palcës së eshtrave, i cili do të kishte konfirmuar dyshimin, por deri atëherë ishte tepër vonë: vajza ra në koma dhe, pavarësisht një operacioni, vdiq më 10 janar 2023.