Padyshim kjo është vera e bashkëpunimeve muzikore! Artistët shqiptarë po bashkojnë forcat jo vetëm me këngëtarët e showbizit tonë por edhe me ata të huaj.
Së fundmi mësohet Tayna do të sjellë një projekt me reperin gjermano-shqiptar Azet.Menaxheri i saj, Rinor Hykolli, ai që dha lajmin e mirë, pasi ka shpërndarë në InstaStory një video të edituar nga fansat, duke konfirmuar zërat.
Kënga e fundit e Taynës është “WTF” në bashkëpunim me reperen angleze, Ivorian Doll. Kurse Azeti lançoi 3 ditë më parë “Unë jam”.


