Veprimet e fundit shtojnë dyshimet për lidhjen e përfolur mes Kledit dhe këngëtares së njohur shqiptare!

Prej javësh në median rozë po qarkullon një lajm rreth dyshimeve për një lidhje të mundshme dashurie mes Kledi Hysa dhe Evi Reçi.

Vet dyshja nuk kanë reaguar asnjëherë rreth këtyre thashethemeve ndërsa me veprimet e tyre së fundmi ri ndizen zërat për një romancë.

Së fundmi, Evi ka udhëtuar drejt Austrisë, vendi ku Kledi jeton.

Këngëtarja nuk ka nguruar të ndajë foto, madje duke theksuar edhe vendndodhjen.

Nga ana tjetër, Kledi ka postuar disa foto si model në Austri, duke zbuluar se po zhvillon karrierën aty.

Kujtojmë që pak kohë më parë dyshja ndodheshin në Firence në të njëjtin vend, ku Evi ka studiuar dhe jetuar prej vitesh.