Vatikani vë pikat mbi “i”: Bekimi i çifteve të të njëjtit seks nuk do të thotë miratim i tyre

Vendimi i Vatikanit për të lejuar priftërinjtë të bekojnë çiftet e të njëjtit seks nuk është një miratim i homoseksualitetit, por as blasfemi .

Kështu ka sqaruar institucioni i lartë fetar teksa në dhjetor, Papa Françesku miratoi një vendim që lejon priftërinjtë të bekojnë çiftet e pamartuara dhe të të njëjtit seks, për sa kohë bekimi bëhej pa asnjë lloj rituali.

Për më tepër, Vatikani përsëriti se kur një çift i të njëjtit seks kërkon një bekim, ai nuk duhet të jepet kurrë në të njëjtën kohë me ceremonitë e bashkimit civil dhe as në lidhje me to. As nuk mund të bëhet me rroba, gjeste apo fjalë që i përshtaten një martese.