Vajza, vëmendje! Mario i Kim K bëhet viral në TikTok, zbulon trukun “si të rrisni volumin e buzëve”!

Të gjithë duan të kenë buzë të plota dhe tërheqëse, por jo çdokush i ka.

Një hile e re super e zgjuar po bën xhiron në TikTok dhe është përshëndetur nga një prej artistëve më të famshëm të grimit.

Mario Dedivanovic – shqiptari i cili kujdeset për grimin e Kim Kardashian dhe emri që qëndron pas emrit Makeup By Mario, ndau së fundmi këshillat e tij për të rikrijuar një pamje të mahnitshme buzësh.

Truku në thelb kërkon që ju të vizatoni vetëm harkun në buzën e sipërme, në hapësirën midis hundës dhe buzës së sipërme. Më pas, ju duhet ta futni lapsin pak “në” anët e buzëve tuaja, përpara se të lyeni buzën e poshtme vetëm në qendër, dhe jo në anë. Kjo në thelb i bën buzët të duken më të zbehta dhe më të mëdha në mes në përgjithësi, si dhe duke theksuar buzën e sipërme, gjë që mund të arrijë një ‘ngritje’ buzësh.