Vajza, kjo xhaketë NUK duhet të mungojë në garderobën tuaj!

It’s all about Blazers…

Kjo xhaketë është një domosdoshmëri në ditët e sotshme, nëse se keni ende në garderoben tuaj iu sugjerojmë t’a blini një!

Ju mund ta vishni një xhaketë të tillë në zyrë, në mbrëmje, në përditshmërinë tuaj. Pra, me pak fjalë mund ta vishni në çdo rast! 

Mund ta kombinoni me pantallona, xhinse, streçe, fund apo fustan e me rroba që tashmë i zotëroni!

Mos harroni sa me “Oversize” të jetë xhaketa aq më mire! 😉

Inspirohuni me këto 13 ide kombinimesh dhe krijoni dhe ju kombinime nga më te befasueshmet!

#1 Xhaketa me vata ‘te mëdha’ është serish IN dhe sidomos në këtë ngjyrë.

#2 Xhaketa e famshme e lekures, a mund t’i kem dhe çorapet transparente të lutem?


#3 Detajet e kopsave gold janë ato që e bëjnë më të veçantë këtë xhaketë, dua te them është më pak e parë!

#4 A nuk duken si karamele këto xhaketat e miksuara ne bojëqiell dhe lejla pastel?
Duken shumë bukur dhe si kostum.



#5 Nuk e di ç’mendim keni ju por kjo veshje po na duket kaq e rehatshme!
A mund të shkoj kështu në punë?

#6 Jo një ide e keqe për te lidhur një triko siper xhaketës,për ta pasur nëse do bëhet ftohtë se duket dhe shumë interesante sipër!

#7 Kjo veshje i thotë të gjitha, jam gati te shkoj kudo kështu!
Provoni dhe ju t’i vendosni xhaketes tuaj një karficë zbukurimi.

#8 Ahh ky kombinim i Luanës na e mori mendjen, ka goditur me çdo detaj por mua më ngeli mendja tek getat me kristale!
Ehh logomania!


#9 Go Green do thoja për këtë, ahh dhe fustani xhaketë më duket sikur s’do të dalë kurrë nga moda!


#10 U donte dhe një kombinim me xhinse, po ju a do të vendosnit ndonjë aksesorë? Se ne sikur po na pëlqen kështu.

#11 Çfarë kujtuat se s’do kishim një xhaketë tartani këtu? Madje dhe në çiklamin të fortë.

#12 Cuànto calor! Provojeni dhe ju ta vishni xhaketën si Kida, dhe fingers crossed 🤞 shpresojmë të dukeni kaq yll sa ajo!

#13 Xhaketa e morëm vesh që është kaq e bukur ne blu, por dhe pantallonat me printe që duken kaq ne harmoni me xhaketën, nuk e di…