Upss! Tenton të zmadhojë të pasmet me photoshop, Sindi shtrembëron shkallët!

Photoshopi përdorej dikur vetëm nga fytyrat publike sot të gjithë kanë mësuar aplikacionet e rregullimit të fotografive por jo gjithmonë ia dalin me sukses.

Shpesh kemi rastisur edhe në të famshëm ndërkombëtar të cilët kanë dështuar me photoshopin duke devijuar objekte në prapavijë në tentim të formësimit të trupit.

Kështu i ndodhi edhe Sindit. Ish-konkurrentja në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale duket se ka tentuar të zmadhojë dhe formësojë të pasmet por shtrembëroi shkallët dhe kjo u vërejt nga ndjekësit e saj.

Disa faqe në rrjete sociale kanë publikuar fotografitë duke kritikuar Sindin, për të cilën nuk është hera e parë pasi ish-konkurrentja edhe më herët është kritikuar për përdorimin e tepërt të filterave dhe aplikacioneve në imazhet e saj që publikon në ‘’Instagram’’.