Upss! Si dënim Fifi i kërkon 3 mijë euro borxh Ylli Limanit, shihni reagimin e tij!

Shoqëritë në showbiz janë të pakta, por edhe mjaft të forta.

Një nga këto miqësi është edhe ajo e Fifit dhe e Yll Limanit.  Dyshja së fundmi janë bërë viral dhe kjo pasi këngëtarja është bërë pjesë e një loje në Tik tok me një prej personazheve të njohur të rrjeteve sociale, Arjan Lekajn. Ky i fundit mori më shumë dhurata se Fifi duke bërë që ajo të “dënohet”.

Si “dënim”, këngëtarja telefonoi mikun e saj, Yll Limanin duke i kërkuar atij 3000 euro borxh me kushtin që do t’ia kthejë javën tjetër.

Ylli u habit nga kërkesa e këngëtares dhe e pyeti se ku i çon lekët e klikimeve dhe koncerteve.