Upss! Pas skandalit të tradhtisë, Tristian i hap zemrën Khloe dhe ajo e lë “thatë”!

Tristian Thompson është vërtetë i guximshëm! Pas skandalit të tradhtisë me 23 vjeçaren Sydney Chase, basketbollisti i ka hapur publikisht zemrën Khloe Kardashian.

Në “Ditën e Nënave” ai postoi në InstaStory një foto të yllit të “Keeping Up With The Kardashians” me të voglën e tyre True, ku shkruante: “Gëzuar Ditën e Nënave! Të dua!”, shoqëruar me emoji me zemra.

Khloe nuk i është përgjigjur postimit të Tristan duke e lënë atë “thatë”, megjithëse ka qenë aktive në rrjete sociale. Mesa duket situata nuk është aspak e qetë mes dyshes! /Afterparty.al